Insajderi
Lajme

Haxhiu: Themelohen 16 komisione, nis puna e Legjislaturës së X-të

Insajderi
12 February 2026 - 17:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu: Themelohen 16 komisione, nis puna e Legjislaturës së X-të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar themelimin e 16 komisioneve parlamentare, duke e bërë kështu legjislaturën e X-të plotësisht funksionale.

Haxhiu tha se këto komisione do të jenë “shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse” e institucionit.

“Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare, të cilat do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse”, shkroi ajo.

Përmes një shkrimi në Facebook ajo bëri thirrje për bashkëpunim mes të gjitha grupeve parlamentare.

“Nisim punën e Legjislaturës X, të vendosur për rezultate konkrete, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe Republikës”, u shpreh Haxhiu, duke konfirmuar gatishmërinë për trajtimin e ligjeve që presin miratimin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark