Insajderi
Lajme

Dita e pestë e gjyqit në Hagë, vijon mbrojtja e Selimit e më pas e Krasniqit

Insajderi
13 February 2026 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dita e pestë e gjyqit në Hagë, vijon mbrojtja e Selimit e më pas e Krasniqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të vazhdojë seanca gjyqësore me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimi, për t’u pasuar më pas nga mbrojtja e Jakup Krasniqi.

Dje përfundoi dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në procesin e madh gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet për emërime të personave të caktuar nga klienti i tij gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Roberts pritet të vazhdojë paraqitjen e tij edhe gjatë paradites së sotme, ndërsa më pas fjala do t’i kalojë mbrojtjes së Krasniqit.

Seanca pritet të nisë në orën 09:45 sipas kohës lokale dhe të përfundojë rreth orës 16:45.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark