Insajderi
Lajme

Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë në Kuvend dhe ta diskutojmë

Insajderi
13 February 2026 - 16:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë në Kuvend dhe ta diskutojmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka arritur në shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Për të shqyrtuar këtë projektligj, nevojitet të shmangen afatet procedurale, prandaj një gjë e tillë u refuzua edhe nga LDK.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se Ligji për Buxhetin nuk mund të trajtohet kështu, prandaj nëse nuk gjejnë mirëkuptim, nuk e votojnë.

Ai madje tha se në këtë situatë do të duhej të ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Padyshim, është e rëndësishme të jetë zoti i shpisë këtu, kryeministri i Kosovës. Le të vjen, ta diskutojmë. Merreni me seriozitet. Nëse s’kemi mirëkuptim, LDK nuk do të votojë për në këtë drejtim”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark