Insajderi
Shqipëri/Rajon

U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbulohet dëshmia e 18-vjeçares shqiptare

Insajderi
14 February 2026 - 20:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbulohet dëshmia e 18-vjeçares shqiptare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në hotel Gjuta në Tiranë.

Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat ata janë ngjitur në dhomë dhe kanë gjetur 18-vjecaren e plagosur. Nëna e 22-vjeçarit dhe nipi i bashkëshortit të saj e kanë transportuar vajzën në spital, duke deklaruar se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar.

Raportohet se e reja pasi është përmendur ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e të dashuri në dhomën e hotelit të tij.

Aktin ajo ka deklaruar se e ka kryer pasi ‘ka bërë shumë gabime në jetë’.

Policia ndërkohë ka vënë në pranga nënën e të dashurit të vajzës, Mirvetja Gjuta, xhaxhain e tij Vladimir Gjuta, ndërsa janë shpallur në kërkim partneri i 18-vjeçares Erisjaldo Gjuta, babai i tij Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta, të cilët akuzohen për fshehje krimi dhe pastrim gjurmësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark