Insajderi
Lajme

“Në protestën e 17 shkurtit do të jenë Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj”

Insajderi
14 February 2026 - 22:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Në protestën e 17 shkurtit do të jenë Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00, do të organizohet një protestë mbarëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Për këtë organizim ka folur kryetar i OVL-UÇK, Hysni Gucati, , i cili ka thënë se pret që pjesëmarrës të jenë presidentët e dy shteteve shqiptare, Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani.

“Deri më tani, nuk është zyrtare, por në bazë të informacioneve, presim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj bashkë me presidenten Vjosa Osmanin t’i bashkëngjiten protestës në Prishtinë. Taulant Balla do të jetë pjesë e protestës, sikurse edhe shumë deputetë nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Po ashtu, edhe studentë nga universitetet e Shqipërisë, të cilët do të vijnë në mënyrë të organizuar”, deklaroi Gucati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark