Insajderi
Show

Brikena si kurrë më parë shprehë pëlqimin ndaj Mateos

Insajderi
14 February 2026 - 23:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brikena si kurrë më parë shprehë pëlqimin ndaj Mateos
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë qëndrimit të Mateos në shpellë, Brikena ka treguar një përkujdes më të shtuar ndaj tij.

Gjatë Prime-it të sotëm, banori është shprehur se është ndjerë shumë afër me Brikenën edhe pse ai ishte në shpellë dhe ajo në shtëpi, ndërsa kjo e fundit u shpreh se çdo gjë që ka bërë e ka ndjerë.

Mateo: Jam ndjerë shumë mirë, më afër ishim aty. E ndjeva përkujdesjen e Brikenës.

Brikena: Për respektin që ma jep Mateon çdo ditë, ai e meriton t’i jap një përqafim çdo ditë. Unë jam tip që i bëjë gjërat kur i ndjejë, jo vetëm për kamera. Momentin që Mateo ka hyrë në shpellë ja kam ndjerë mungesën. E vlerësojë shumë për djalin që është. Më ka ardhur shumë e natyrshme të përkujdesem.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark