Insajderi
Lajme

Konjufca paraqitjen e parë si kryediplomat e bën në Konferencën e Mynihut

Insajderi
15 February 2026 - 17:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca paraqitjen e parë si kryediplomat e bën në Konferencën e Mynihut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryediplomati, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se vizitën e tij të parë jashtë vendit e ka realizuar në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë atje.

Konjufca ka bërë të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe kryeministrin Albin Kurti shkëmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin e ngushtë me aleatët lidhur me përballjet me sfidat e sigurisë, shkruan Insajderi.

““Në rendin botëror që po riformësohet pjesëmarrja jonë në MSC, si qeveri e Kosovës, bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci, ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamje mbi nevojat për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me aleatët në përballje me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Pos tjerash, Konjufca ka folur edhe për forcimin e Kosovës, për çka ka thënë se kjo do ta bënte aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave. /Insajderi.org/


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark