Insajderi
Lajme

Borë e shi, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Insajderi
15 February 2026 - 23:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Borë e shi, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu dhe bore në vendin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri 0°C dhe ato maksimale nga 7 deri 9°C.

Të martën moti do të mbajë i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri 1°C dhe ato maksimale nga 2-4°C.

Ditën e mërkurë, në vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 1°C dhe ato maksimale prej 5-8°C.

Të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri -2°C dhe ato maksimale nga 7 deri 10°C.

Ndërsa, të premten moti do të jetë i vranët dhe me shi. Temperaturat minimale nga -2 deri 0°C, ato maksimale nga 5 deri 8°C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark