Insajderi
Lajme

Gjendet i vdekur një person në Graçanicë

Insajderi
16 February 2026 - 09:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet i vdekur një person në Graçanicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë gjatë së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Insajderi.

“HETIM I VDEKJES- Graçanicë/ 15.02.2026 – 13:30. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia më tej ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark