Insajderi
Lajme

Abdixhiku: Buxheti i Kosovës është jokushtetues, nuk po e përfshin Prishtinën

Insajderi
16 February 2026 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: Buxheti i Kosovës është jokushtetues, nuk po e përfshin Prishtinën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Qeverisë, duke e cilësuar projektbuxhetin nacional si jokushtetues për shkak të injorimit të kryeqytetit.

Sipas tij, është e pashpjegueshme se si buxheti i shtetit nuk e merr parasysh vendimmarrjen autonome të Prishtinës.

Abdixhiku tha se buxheti duhet të reflektojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, duke kërkuar që kërkesat e kryeqytetit të integrohen menjëherë në dokumentin nacional.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që Kuvendit i sillet një dokument që s’e respekton vendimmarrjen autonome të kryeqytetit të vet, dhe së këndejmi bëhet menjëherë jokushtetues. Paradoksalisht, ky buxhet i Kosovës nuk e merr parasysh buxhetin e kryeqytetit të vet”, tha ai në Kuvend përcjell Insajderi.

Lideri i LDK-së dha edhe detaje kronologjike, duke sqaruar se Prishtina e ka kryer punën e saj me kohë, por ky fakt është shpërfillur nga niveli qendror.

“Prishtina e ka miratuar buxhetin më 6 shkurt 2026, ndërsa buxheti nacional është sjellë në Kuvend për herë të parë më 13 shkurt. Nuk ka asnjë arsye as ligjore, as logjike e as kushtetuese që një buxhet nacional të mos e marrë parasysh vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës”, u shpreh Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark