Insajderi
Lajme

Reduktime të ashpra të ujit në “Kodrën e Trimave”, KRU Prishtina tregon shkakun e mungesës

Insajderi
16 February 2026 - 13:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reduktime të ashpra të ujit në “Kodrën e Trimave”, KRU Prishtina tregon shkakun e mungesës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që nga muaji dhjetor, banorët e lagjes më të madhe në Prishtinë, “Kodra e Trimave”, janë duke u ballafaquar me reduktime të ashpra të ujit. Mungesa e ujit i ka alarmuar edhe më shumë qytetarët, sidomos tani në ditët prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, pasi reduktimet, përveç orëve të paradites, po aplikohen edhe në ato të pasdites – pikërisht në kohën kur përgatitet ushqimi.

Pas ankesave të pranuara në redaksinë e Insajderit, gazeta ka pyetur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina” lidhur me këtë situatë.

Zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, ka deklaruar për Insajderin se shkak i këtyre vështirësive janë reshjet e fundit.

“Pas reshjeve të fundit në vendin tonë, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e turbullirës së ujit, sidomos në burimet sipërfaqësore dhe në sistemet e furnizimit që varen nga to. Kjo situatë është pasojë e prurjeve të mëdha, të cilat kanë sjellë sedimente dhe materiale të ndryshme në burimet ujore, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e ujit të papërpunuar. Në impiantin e trajtimit në Albanik, aktualisht po punohet me kapacitete minimale për shkak të nivelit të lartë të turbullirës, i cili e vështirëson procesin e trajtimit dhe kërkon masa shtesë për filtrimin dhe pastrimin e ujit”, deklaroi ajo.

Mjeku shtoi se situata pritet të stabilizohet shpejt: “Ekipet teknike janë të angazhuara vazhdimisht për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar që uji i shpërndarë të përmbushë standardet e sigurisë. Situata pritet të stabilizohet shpejt”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark