Insajderi
Lajme

Pas përfundimit të takimit, Kurti tregon se çfarë u diskutua me Edi Ramën

Insajderi
16 February 2026 - 16:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas përfundimit të takimit, Kurti tregon se çfarë u diskutua me Edi Ramën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth takimit të sotëm që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Insajderi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai tha: “Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë“.

Mes tjerash, i pari i ekzekutivit deklaroi se me mandatet e reja, do t’u shërbejnë të dyja republikave.

“Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dyja republikat dhe kombit tonë mbarë”, shkroi Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark