Insajderi
Lajme

Arrestohet kosovari i kërkuar nga Interpol, dyshohet për përfshirje në rrahje dhe vandalizëm në Gjermani

Insajderi
16 February 2026 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet kosovari i kërkuar nga Interpol, dyshohet për përfshirje në rrahje dhe vandalizëm në Gjermani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të kërkuar me urdhëarrest ndërkombëtar nga Gjermania, shkruan Insajderi.

Në njoftim thuhet se ai ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU,  ka arrestuar një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.

Me urdhër të prokurorit Kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark