Insajderi
Lajme

Rrahje mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar

Insajderi
17 February 2026 - 16:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku për pasojë është lënduar një 15-vjeçar në qytetin e Kukësit.

Sipas policisë, pesë prej tyre janë identifikuar dhe janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologëve. Ndërkohë bëhet me dije se 15-vjeçari ka marrë lëndime të lehta.

“Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Top Channel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark