Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
18 February 2026 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reshjet e dëborë pritet të vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së mërkurë, kryesisht përreth viseve kodrinoro-malore. Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen, që hapin qiellin për më shumë intervale me diell megjithëse mbetet mot i ftohtë. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, derisa maksimalet shkojnë deri në 5C dhe 8C. Frynë erë e ftohtë veriore e veriperëndimore, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 7-12m/s, me hove deri në 15m/s.

Ditën e enjtë vransirat shtohen, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell. Minimalet në mëngjes zbresin në -2C, derisa gjatë ditës maksimalet shënojnë rriten deri në 10C e 11C. Frynë erë juglindore, mesatare 4-10m/s, me hove deri në 15m/s, me kalimin në ditën e premtë. Të premtën sërish reshjet e shiut përfshinë vendin. Më vonë gjatë mbrëmjes shndërrohen në reshje dëbore, që pushojnë mëngjesin e ditës së shtunë. Temperaturat maksimale zbresin në 2C, e ato minimale në -3C. Vransirat shpërndahen, e priten intervale me diell. Vransirat mbulojnë vendin sërish ditën e diel, lokalisht të shoqëruara me riga shiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark