Insajderi
Lajme

Misetiq e përmbyll me këto fjalë: I nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat

Insajderi
18 February 2026 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Misetiq e përmbyll me këto fjalë: I nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka përmbyllur kundërargumentimin në parashtrimet përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuara (ZPS), para fjalës përfundimtare të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Misetiq pos tjerash ka shpërfaqur një dobësi të ZPS’së në intervistimin e Sokol Bashotës. Ai thotë se ZPS’ja nuk i kishte parashtruar pyetje plotësuese dhe kjo çon të mendojë se prokurori ose ka qenë neglizhent ose s’e ka bërë këtë, me faktin që dëshmitë e Bashotës do të shpienin në pafajësinë e ish-krerëve.

“Unë ju thash para një javë që asnjë hetues i TPNJ nuk kishte rënë në qëndrimin që të mos bënte pyetje plotesuse që s’besonin që z. Bashota nuk fliste hipotetikisht. Në seancën përgatitore të tij, ZPS asnjëherë s’i ka bërë pyetje plotësuese Bashotës për të vërtetuar se kush ka marrë pjesë në diskutime lidhur me ekzekutimin e bashkëpunëtorëve. Mund të ketë dy arsye pse prokurori i ZPS-së e ka bërë këtë: Ose prokurori ka qenë shumë neglizhent ose prokurori i ZPS-së e dinte që përgjigjet e Bashotës do të çonin në pafajësi“, deklaroi Misetiq.

Misetiq edhe ka thënë se ZPS s’ka arritur të dëshmojë pretendimin se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar lidhur me UÇK’në.

“ZPS vazhdon të pretendojë se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar lidhur me situatën e UÇK, duke cituar edhe dëshminë e gjeneralit Clark. Z. Clark tha që në takimet me Millosheviqit i kishte thënë se NATO do ta bombardonte vendin e tij nëse s’do t’i ndërpriste sulmet. Do të kishte qenë në interesin e vetë Millosheviqit që t’iu tregonte këto komunikata gjoja nxitëse, nëse ai dhe shërbimi i tij i inteligjencës do të ofronte ndonjë kontribut të rëndësishëm në krime lufte. As autoritetet serbe nuk gjejnë ndonjë lidhje mes pretendimeve të prokurorisë”, thotë më tej ai.

Misetiq më tej tha se ZPS’ja s’arriti të krijonte një lidhje mes Thaçit dhe komunikatave të UÇK’së, formimit të gjykatës ushtarake dhe përjashtimin e Bislim Zyrapit nga e ashtuquajtura “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Krejt në fund, Misetiq e përmbylli me fjalët: Në përfundim i nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat. Bashkëpunimi ka qenë norma dhe jo parashtrimi e këtij gjykimi tre-vjeçar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark