Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës.
Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
I pari që nisi deklarimin është ish-presidenti Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.
“Po të mos ishte NATO-ja, nuk do të kishte liri të Kosovës”, tha Thaçi para trupit gjykues.
“Isha në kontakt me zyrtarët e administratës amerikane. Sllobodan Millosheviq e nisi luftën në Kosovë, ne kosovarët po vetëmbroheshim. Por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe askush tjetër. Dhe ashtu ndodhi, po të mos ishte intervenimi i NATO, nuk do të kishte liri të Kosovës, dhe as Pavarësi”, u shpreh ai.