Insajderi
Sport

Lamine Yamal nis agjërimin e Ramazanit, Barcelona përgatit plan të veçantë ushqimor

Insajderi
18 February 2026 - 21:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lamine Yamal nis agjërimin e Ramazanit, Barcelona përgatit plan të veçantë ushqimor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Talenti 18-vjeçar i Barcelona, Lamine Yamal, do të nis agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Stafi i klubit po punon për të krijuar një plan të veçantë ushqimor, që ta mbështesë lojtarin gjatë gjithë periudhës së agjërimit.

Yamal do të respektojë agjërimin gjatë ditës, ndërsa muaji i Ramazanit përfundon në fund të marsit, pikërisht gjatë javës kur do të zhvillohet Finalissima, një moment kyç në kalendarin ndërkombëtar të futbollit.

Klubi ka siguruar që lojtarit t’i ofrohet mbështetje maksimale, duke ruajtur energjinë dhe performancën e tij në fushë gjatë këtij muaji të rëndësishëm. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark