Me vendim të trupit gjykues, Endrit Nika sot është dënuar me 18 vite burgim për vrasjen e të dashurës së tij në atë kohë, Maria Clara Urdangaray, në Fushë-Kosovë.
Pas shpalljes së aktgjykimit, për mediat është deklaruar nëna e të ndjerës.
Ajo është shprehur falënderuese dhe ka theksuar se familja e saj gjithmonë kanë besuar në institucionet e vendit.
“Ka qenë e vështirë që nga fillimi. Por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit, i cili ka qenë i përkushtuar për të treguar të vërtetën. Sot ai e dëshmoi angazhimin e tij dhe mbështetjen për të vërtetën. Faleminderit Kosovë për drejtësinë dhe për mbështetjen që kemi marrë nga e gjithë shoqëria”, tha ajo.
Tutje ajo ka thënë se përkundër vendimit të marrë nga gjyqtarët, dhimbja e tyre nuk lehtësohet.
“Vajza jonë vazhdon të jetë e vdekur. Asgjë nuk mund të na ngushëllojë, ndërsa ai vazhdon të jetojë”,është shprehru nëna e të ndjerës.