Insajderi
Lajme

Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe masa mbrojtëse

Insajderi
19 February 2026 - 14:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe masa mbrojtëse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka shqiptuar gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy kundërvajtësve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rasti i parë ka ndodhur, më 15 janar 2026, kur një drejtues mjeti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një zonë ku kufizimi me shenjë trafiku ishte 80 km/h. Sipas njoftimit, ai ka drejtuar veturën me shpejtësi prej 186 km/h. Shkelja është incizuar nga vetë kundërvajtësi, ndërsa më 18 shkurt 2026 atij i është shqiptuar fletëgjobë në vlerë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 6 muajsh.

Ndërkaq, më 16 shkurt 2026, në rrugën Klinë–Pejë, në fshatin Grabanicë, një autobus ka kryer tejkalim në vijë të plotë, ndonëse një veprim i tillë është i ndaluar me shenja trafiku horizontale dhe vertikale. Shkelja është dëshmuar përmes video-incizimit.

Për këtë kundërvajtje, drejtuesit të autobusit i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 3-muajsh.

Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut, duke theksuar se shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark