Shkolla “Ismail Qemali” ka njoftuar se nuk ka mundësi praktike të bëhet ndryshimi i orarit në këtë periudhë.
Ky reagim vjen pas njoftimit të Komunës se do të ketë ndryshim orari për shkak të muajit të Ramazanit.
“Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, thuhet në një njoftimin e shkollës “Ismail Qemali”.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës. sot ka njoftuar ndryshime në organizimin e procesit mësimor në shkollat e kryeqytetit.
Mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa kohëzgjatja e mesndërrimit dhe pushimet e gjata janë reduktuar.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që dita mësimore të përfundojë më së largu deri në orën 17:00.
“Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, thuhet në njoftim.