Insajderi
Lajme

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Insajderi
20 February 2026 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të veprimeve për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, janë asgjësuar 146,886 copë sprej për higjienën e gojës të falsifikuara, të cilat mbanin në mënyrë të paautorizuar markat tregtare “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”.

Këto mallra janë sekuestruar nga Dogana pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave. Pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka marrë vendim për asgjësimin e tyre.

Produktet e falsifikuara, veçanërisht ato që lidhen me higjienën dhe përdorimin personal, mund të paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të standardeve të sigurisë dhe cilësisë. Për këtë arsye, asgjësimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e vendosjes së tyre në treg.

Ky veprim dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës në luftimin e tregtisë së paligjshme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark