Xhudisti, Akil Gjakova, sot me vendim të gjyqtarit Shaqë Curri, është liruar nga akuza për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas aktakuzës ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e kishte kërcënuar atë dhe nuk e kishte lejuar as të futet në banesë.
Insajderi ka kontaktuar avokatën e S.M., Aurora Mulhaxhën.
Ajo ka thënë se një vendim të tillë e sheh si precedent të keq, dhe se sapo ta pranoj atë në formë të shkruar do ta dërgoj në Gjykatën e Apelit.
“Në momentin kur është shpallur vendimi kam qenë në një seancë tjetër gjyqsore. Klientja ime më ka njoftuar se është marrë vendim që Gjakova të lirohet nga akuza. Nuk i komentoj vendimet e gjyqit dersa nuk do ta marr vendimin e plotë. Por nga vetë vendimi kuptohet që është një precedent i keq për personat që akuzohen për dhunë në familje”, ka deklaruar ajo.