Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka folur lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Ajo ka thënë se pret që të arrihet një kompromis politik për këtë çështje.
“Po unë jam e bindur se do të gjendet një kompromis politik. Këto ditë pritet diskutimi tashmë për procesin që po na pret, zgjedhjen apo rizgjedhjen e presidentit, presidentes, domethënë varet. Dhe përmbajtësore është që e para të kemi 30 nënshkrime për cilindo kandidat që prezantohet dhe e dyta, që të sigurohemi që janë 80 deputetë që do të qëndrojnë gjatë procesit”, ka thënë ajo.
Ndërkaq lidhur bashkëpunimin me presidenten, Vjosa Omsani ajo e ka cilësuar si të kënaqshëm.
“Ne kemi pasur bashkëpunim me Zyrën e Presidentes për këto tash pesë vite që po bëhen. Në kuptimin e bashkëpunimit institucional, kur kanë qenë diskutimet apo takimet me liderë, kemi pasur rastin kur Zyra e Presidentes ka pasur amendamente për buxhetin e shtetit, të cilat pastaj janë përcjellë nga këshilltarët e saj për komisionet relevante. Unë besoj që edhe me përfaqësimin e saj jashtë vendit, edhe me aktivitetin e saj brenda vendit, ka dhënë, ka treguar një performancë… Mund të them që është një kandidaturë shumë serioze në raport me pozitën, vendin dhe zyrën që ajo e mban ose që pretendon ta vazhdojë edhe për pesë vite të tjera… Nuk kemi pasur diskutime me kryeministrin Kurti në specifikë për këtë, për shkak se deri më tash diskutimet ishin qoftë për konstituimin e Kuvendit, pastaj edhe për qeverinë”, deklaron Kusari-Lila.