Insajderi
Lajme

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër vendimit të Osmanit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes

Insajderi
21 February 2026 - 13:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër vendimit të Osmanit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kanë vendosur sot në hyrje të presidencës së Republikës së Kosovës një baner me mbishkrimin “Jo në emrin tonë, ne jemi për çlirimin e Palestinës”, duke kundërshtuar kështu vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar Bordit të Paqes së themeluar nga SHBA-të.

Sipas kësaj organizate, presidentja Osmani duke iu bashkuar Bordit të Paqes e legjitimon gjenocidin dhe e bën bashkëfajtore Kosovën për kolonializimin e mëtejshëm të popullit palestinez.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka futur Kosovën në “Bordin e Paqes” së Donald Trump, i mandatuar për ta administruar territorin e Gazës. I themeluar si një trupë ndërshtetërore që për kryetar, anëtar të përhershëm dhe me të drejta eskluzive ka Donald Trump si individ,, Bordi i Paqes synon ta menaxhojë Gazën nëpërmjet vazhdimit të nënshtrimit, uzurpimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore e njerëzore. Nën pretekstin e “luftës ndaj terrorizmit”, ky projekt pritet të shërbejë si garantuese e kolonializmit të mëtejshëm të popullit palestinez, veç se tash me apetite më të gjera kapitaliste. Përveç se të qenurit një ndërmarrje tjetër uzurpatore, Bordi i Paqes shënon një kthesë tjetër politike, duke e bërë kështu rendin ndërkombëtar ndërmarrje personale që nënshtron shtete për grumbullim individual të kapitalit”.

Kjo organizatë në reagim kanë kundërshtuar edhe dërgimin e trupave të FSK-së ë Gaza.

“Lëvizja e presidentes Osmani shënon një rreshtim i cili përveç se e legjitimon gjenocidin dhe e bën Kosovën bashkëfajtore në kolonializimin e mëtejshëm të popullit palestinez, paraqet precedent të rrezikshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës. FSK-ja, e formuar për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, do të dërgohet për të mbajtur një rend gjenocidal, e në këtë mision do të rrezikohen dhe të vriten në fushëbetejë me ata/o që luftojnë për lirinë e tyre”

“Ne si qytetare e qytetarë të kësaj republike, kumtojmë që ju nuk keni mandat prej nesh të shkoni të pushtoni shtete tjera, dhe kërkojmë që kjo marrëveshje të mos ratifikohet në Kuvend. Shteti i Kosovës nuk mund të rreshtohet krah një pedofili i cili tash dëshiron edhe hise në territorin palestinez. Ne qëndrojmë për çlirimin e çdo populli dhe të tokave të tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe rezistencën e përpjekjet e tyre për çlirim, sot e përgjithmonë”, thuhet aty.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark