Insajderi
Lajme

Pati ankesa se TRAM-i elektrik s’u përfshi në buxhetin e kryeqytetit, reagon Përparim Rama

Insajderi
22 February 2026 - 18:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pati ankesa se TRAM-i elektrik s’u përfshi në buxhetin e kryeqytetit, reagon Përparim Rama
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është kritikuar pse s’është përfshirë në buxhetin e komunës TRAM-i i premtuar elektrik në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale.

Rama me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se për TRAM elektrik s’ka nevojë të ketë buxhet nga kryeqyteti, meqë projekti po synohet të finalizohet përmes sektorit privat, shkruan Insajderi.

“Sa i përket TRAM-it elektrik! Nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti! Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat”, ka deklaruar ai.

“Për ata që kanë dashtë me dëgju, këtë e kam shpjeguar ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privat”, përmbyllë shkrimin Rama. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark