Insajderi
Lajme

“Jam e hapur për lidhje serioze”, Berisha ironizon opozitën për qëndrimet rreth zgjedhjes së presidentit

Insajderi
22 February 2026 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jam e hapur për lidhje serioze”, Berisha ironizon opozitën për qëndrimet rreth zgjedhjes së presidentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati Besnik Berisha ka reaguar me një status ironik në rrjetet sociale pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në reagimin e tij, Berisha ironizoi opozitën duke e krahasuar me zonjat që, sipas tij, “u ka ikur treni i martesës” dhe që dalin publikisht duke shpallur gatishmëri për “lidhje serioze”. Ai e krahasoi këtë me deklaratat e opozitës për gatishmëri për dialog rreth presidentit.

Sipas Berishës, opozita aktualisht është “plot dëshirë, plot deklarata, zero plan, zero peshë, zero autoritet”, ndërsa shtoi se Kurti “nuk po negocion dhe nuk po lutet”, por po pret, duke lënë të kuptohet se pozicioni i tij është më i fortë në raport me kundërshtarët politikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark