Insajderi
Lajme

Vdekja e dyshimtë e 18-vjeçarit në Mitrovicë, policia jep detaje

Insajderi
22 February 2026 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e dyshimtë e 18-vjeçarit në Mitrovicë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës përgjatë së dielës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se viktima, 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në spital.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen””, ka thënë Zahiti.

Zahiti ka shtuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark