Insajderi
Lajme

Diskutimet për çështjen e presidentit, Osmani promovon pak vetën përmes intervistave ndërkombëtare

Insajderi
23 February 2026 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Diskutimet për çështjen e presidentit, Osmani promovon pak vetën përmes intervistave ndërkombëtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë intervistat e dhëna për mediat ndërkombëtare përgjatë mandatit të saj si presidente.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, Osmani ka deklaruar se qëllimi i këtyre intervistave ishte mbrojtja e Kosovës dhe fuqizimi i zërit të popullit, shkruan Insajderi.

“Në çdo intervistë ndërkombëtare, me një qëllim të qartë: mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit tonë”, thuhet në shkrimin e së parës së vendit.

Osmani ka shpërndarë këtë material në rrjete sociale në kohën kur opozita dhe partia në pushtet po zhvillojnë diskutime lidhur me zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Kanë ngelur vetëm nëntë ditë nga afatet kushtetuese për zgjidhje të çështjes së të parit të vendit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark