Insajderi
Lajme

Pse Grubi vendosi të kthehet pas 14 muajsh arratisje?

Insajderi
23 February 2026 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pse Grubi vendosi të kthehet pas 14 muajsh arratisje?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas 14 muajsh, Artan Grubi, sot ka vendosur te vet dorëzohet ne organet e rendit, pikërisht ne vendkalimin kufitar ne Bllace, gjë që dërgoi në arrestimin e tij të menjëhershëm.

Grubi qe nga 11 dhjetori i viti 2024, ka ikur nga Maqedonia e Veriut, duke i paraprirë ngritjes se disa akuzave nga Prokuroria Publike disa ditë më vonë.

Ai ikjen e tij e paralajmëroi në rrjetet sociale, ndërsa tha se po largohet nga jeta publike për disa punë profesionale. Ikja e tij rezultoi pak orë nga shpallja non-grata nga Departamenti Amerikan i Shetit.

Grubi sipas të dhënave, ka qenë në rajon përgjatë kësaj kohe, teksa ndaj tij ishte kërkuar fletarrestim ndërkombëtar.

Tani më MPB, ka dal me njoftim për arrestimi e Grubit, ndërsa gjatë ditës priten njoftime të reja. /Alsat


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark