Insajderi
Insporti

UEFA merr vendim për lojtarin e Benficas, që akuzohet se fyu në baza racore Vinicius Jr

Insajderi
23 February 2026 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
UEFA merr vendim për lojtarin e Benficas, që akuzohet se fyu në baza racore Vinicius Jr
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gianluca Prestiani është pezulluar përkohësisht nga UEFA, ndërsa vijojnë hetimet lidhur me akuzat për racizëm ndaj Vinicius Junior.

Si pasojë e këtij vendimi, Prestiani nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve.

UEFA pritet të dalë me një vendim përfundimtar pas përfundimit të hetimeve.

Prestiani është akuzuar se e ka quajtur Vinicius Jr “mono” (spanjollisht) apo “majmun” pesë herë, shprehje kjo që përbën fyrje në baza racore.

Në anën tjetër, Prestiani ka pretenduar se e ka quajtur “hermano” (spanjollisht) apo “mik”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark