Insajderi
Lajme

Dyshime për falsifikimin e rezultatit zgjedhor, arrestohet një kryesues në Malishevë

Insajderi
24 February 2026 - 09:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshime për falsifikimin e rezultatit zgjedhor, arrestohet një kryesues në Malishevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të hënën në Malishevë është arrestuar një person.

Ai po dyshohet se ka falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, pasi në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

Siç njofton policia, pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili  në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark