Insajderi
Lajme

Vetëdorëzohet në polici Liridom Podrimja, i kërkuar për disa vepra penale

Insajderi
24 February 2026 - 09:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëdorëzohet në polici Liridom Podrimja, i kërkuar për disa vepra penale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I kërkuari nga Policia e Kosovës, Liridon Podrimaj është vetëdorëzuar në polici. Ai po kërkohet për veprat penale kërcënim ndaj personit zyrtar, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Nga policia njoftojnë se ai pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 12.02.2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, ku i njëjti me datën 23.02.2026 është vetëdorëzuar në Polici. Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, njofton Policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark