Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Pejës, nën dyshmin për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti rëndohet edhe më tej, pasi i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka dhunuar seksualisht bashëshorten.
Lidhur me këtë rast tronditës, për Gazetën Insajderi është deklaruar zëdhënsi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili konfimoi masat e marra ndaj të dyshuarit dhe gjendjen e viktimës.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘Dhunimi’. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.
Sipas zëdhënësit, viktima menjëherë pas raportimit të rastit ka pranuar ndihmën e nevojshme.
“Viktima ka marrë trajtimin e nevojshëm pas raportimit të rastit dhe aktualisht gjendet në shtëpi të sigurt”, tha ai.
Përveç veprën penale të dhunimit, Policia po e heton të dyshuarin edhe për posedim të armëve pa leje, të cilat janë sekuestruar gjatë operacionit të arrestimit./Insajderi