Insajderi
Sport

Drejtori i Sigal Prishtina: 700 mijë euro u avulluan për 1 muaj

Insajderi
24 February 2026 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drejtori i Sigal Prishtina: 700 mijë euro u avulluan për 1 muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luan Maloku, drejtori i përgjithshëm i klubit basketbollit “Sigal Prishtina”, tha se kur ka ardhur në zyrë ka gjetur keqpërdorime.

Ai tha se janë avulluar 700 mijë euro.

“Me të ardhur në zyrë, ne kemi parë që këtu ka pasur shumë keqpërdorime dhe, kur them se në rast se në një klub derdhen rreth 700 mijë euro, që janë derdhur në nëntor dhe dhjetor, dhe në atë klub kur fillon muaji janar nuk ke asnjë para në konto, kjo është keqmenaxhim, për të mos thënë keqpërdorim, por janë organet kompetente. Është shumë jonormale që 700 mijë euro për 30 ditë të avullojnë”, tha ai.

Maloku ka thënë se nuk do të shuhet klubi  dhe se klubi ka njerëz të vetë të vërtetë që nuk e lënë me ra prej këtij vendi dhe se janë shumë të bashkuar.

 “Gjithë ky proces filloi diku në muajin korrik, ku kryesia e vjetër mori një vendim dhe emëroi në pozitën e kryetarit dhe drejtorit gjeneral Feriz Zekollin dhe Arsim Sfirçën. E gjithë kjo rezultoi si emërim i paligjshëm, që erdhi edhe nga Ministria e Sportit. Me këtë rast, menjëherë pas vendimit të ministrisë, të parët që reaguan ishin tifozët tanë “Plisat” dhe kërkuan një takim në atë kohë me kryesinë e vjetër, që ishte Blerand Stavileci dhe të tjerët, por asnjëherë nuk gjetën mirëkuptim dhe nuk mund të takoheshin për të vazhduar përpara. Pastaj, pas asaj kohe, “Plisat” edhe njëherë kërkuan që të jetë një takim me klubin e tyre, sepse në 2022, nëse nuk gaboj, me kërkesë të “Plisave” sollën edhe njëherë Blerand Stavilecin për të vazhduar suksesin.

“Por i njëjti nuk i ftoi “Plisat” për të vazhduar me emërime apo për të thirrur një kuvend që klubi të shkonte përpara. “Plisat” thanë se kryesia e vjetër po mundohej vetëm të gjente kohë dhe të përfitonte në kohën kur klubi të siguronte sponsorizimet që bëhen në muajin dhjetor, dhe kryesia e vjetër donte të dilte aty, sipas “Plisave”, dhe kjo rezultoi e vërtetë. Kryesia emëroi një kandidat të jashtëm, donin ta bënin kryetar dhe ajo ishte e paligjshme. Ftuar një kuvend, i cili ishte i tensionuar, mblodhën policë, ftuan shumë mekanizma shtetërorë dhe luftuan ndaj “Plisave” që të zgjidhej ai dhe të fitonte në kohë. Por në atë kuvend, ku gjithmonë na mbështesin neve si në tribunë dhe jashtë, “Plisat” shkuan në kuvend dhe thanë që kjo është e gabuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark