Insajderi
Lajme

Armend Muja në Paris, takon homologën e tij francze

Insajderi
24 February 2026 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Armend Muja në Paris, takon homologën e tij francze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja është duke marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Paris, ku, pos tjerash, është takuar me Ministren franceze të Bujqësisë, Annie Genevard.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në këtë takim janë diskutuar mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nxitja e investimeve të reja franceze në Kosovë.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Francën dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, si dhe avancimin e zhvillimit rural në Kosovë. Këto fusha përbëjnë prioritetet tona kryesore dhe janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh Ministri Muja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark