Policia e Kosovës, ka njoftuar se është ekstraduar një person nga Gjermania për në Kosovë dhe një ekstradim tjetër nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.
Policia ka bërë të ditur se në rastin e ekstradimit nga Gjermania në Kosovë, shtetasi Kosovar G.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet tona të drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë.
Ndërsa në rastin tjetër të ekstradimit nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M.
“Po ashtu me datë 24.02.2026 është ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Vrasje” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi është realizuar përmes PKK “Hani i Elezit” nën masa të rrepta të sigurisë”.