Insajderi
Lajme

Sorensen shkruan për takimet me Kurtin dhe Konjufcën, tregon çka folën

Insajderi
24 February 2026 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sorensen shkruan për takimet me Kurtin dhe Konjufcën, tregon çka folën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar lidhur me takimet e djeshme që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti dhe kryedipomatin Glauk Konjufca.

Ai i ka cilësuar këto diskutime si “të mira”, teksa ka thënë se u fokusuan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimin e angazhimeve të mëhershme.

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Ministrin e sapoemëruar të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, ka shkruar Sorensen në llogarinë e tij në platformën “X”.

Konjufca si kryediplomat pritet t’i udhëheqë bisedimet Kosovë-Serbi nga delegacioni kosovar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark