Insajderi
Lajme

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt, deklarohet Ardian Gjini

Insajderi
24 February 2026 - 20:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt, deklarohet Ardian Gjini
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, është deklaruar mbi spekulimet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt.

Gjini në emisionin ‘Context’ në ATV ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Haradinajt është e rregullt, teksa potencoi se ish-kryetari i AAK’së ka ngjitur para dy ditësh majën e Gjeravicës.

“Kurrfarë problemesh shëndetësore nuk ka Ramushi, të dielën është ngjitur në Gjeravicë në -20, nuk ka probleme shëndetësore, janë spekulime. Përfekt është, kjo është krejt e vërteta”, deklaroi ai.

Më tej, ai tha se Haradinaj nuk dha dorëheqje nga pozita e kryetarit, vetëm se nuk kandidoi sërish për të parin e AAK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark