Insajderi
Insporti

Skuadra që ishte mposhtur nga Prishtina eliminon Interin e “madh”

Insajderi
24 February 2026 - 23:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skuadra që ishte mposhtur nga Prishtina eliminon Interin e “madh”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bodo Glimti ka eliminuar Interin nga Liga e Kampionëve me një rezultat triumfues edhe në “Giuseppe Meazza”.

Bodo Glimt “tregoi dhëmbët” në pjesën e dytë ku shënoi gol e para në minutën e 58 nga Jens Hauge.

Hakon Evjen, i shërbyer me një pasim të saktë të harkuar nga Hauge, realizoi me një goditje të bukur në këndin e poshtëm të majtë, duke dyfishuar epërsinë e skuadrës norvegjeze.

Interi nuk u dorëzua dhe në minutën e 76-të ngushtoi shifrat me Alessandro Bastoni, i cili përfitoi nga një situatë e rrëmujshme në zonë për të realizuar për rezultatin 2-1.

Sidoqoftë, Interi nuk arriti të kualifikohej, duke u mposhtur kështu me rezultat të përgjithshëm 2-5.

Bodo Glimt hiç më larg se para katër vitesh mposhtej me rezultat 2-1 nga FC Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Klubi prishtinas e eliminonte atë norvegjez në kuadër të kualifikimeve të Konferencë Ligës, ku dy gola u shënuan nga Otto John dhe një autogol nga Lode, teksa nga ekipi kundërshtar shënonte Berg. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark