Insajderi
Insporti

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Newcastle, Bodo Glimt, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve

Insajderi
24 February 2026 - 23:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Newcastle, Bodo Glimt, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Newcastle, Bodo Glimt, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid janë skuadrat e para të cilat kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Champions League.

Ato eliminuan skuadrat si Qarabag, Inter, Olympiacos dhe Club Brugge.

Pas kësaj janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të këtyre skuadrave në 1/8 e finales.

Newcastle do të ketë shumë të vështirë në raundin tjetër, pasi mund të përballet me Chelsea ose Barcelonën.

Atletico Madrid po ashtu do të ketë dy kundërshtarë të mundshëm shumë të fortë, si Liverpul dhe Tottenham.

Skuadra norvegjeze, Bodo Glimt, në 1/8 e finales mund të përballet me Manchester Cityn ose Sporting Lisbonën

Ndërkohë Bayer Leverkusen për kundërshtar të mundshëm do ta ketë Bayern Munich ose Arsenalin.

Shorti për 1/8 e finales së Champions League hidhet ditën e premte në Nyon të Zvicrës. /Indeksonline


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark