Insajderi
Showbiz

Kutia e Pandorës, Juela çon në televotim Selin, Gretën dhe DJ Gimbon

Insajderi
25 February 2026 - 08:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kutia e Pandorës, Juela çon në televotim Selin, Gretën dhe DJ Gimbon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kutia e Pandorës u hap të martën nga Juela Nikolli.Ajo u vendos para një zgjedhje: tre emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin.

Tre emrat që zgjodhi Juela ishin: Greta Kazazi, Selin Bollati dhe DJ Gimbo.

Selin me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare ‘shumë e fortë’.

“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte.

Greta theksoi nga ana tjeter se e priste pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.

“E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën”, u shpreh ajo.

Mbetet për t’u parë se kush nga ta, do ta lë shtëpinë e famshme të shtunën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark