Klubi norvegjez, Bodo/Glimt po zhvillon një edicion sensacional në Ligën e Kampionëve.
Skuadra norvegjeze mbrëmë arriti ta eliminojë Interin duke e mposhtur edhe si mysafir edhe si vendas, duke siguruar një vend në fazën e 1/8-tës, shkruan Insajderi.
Përveç rezultateve pozitive, Bodo/Glimt po vlerësohet edhe për lojën e bukur. Një sekuencë tiki-takash kundër Interit është bërë virale, ku Bodo/Glimt arriti ta kompletojë një aksion të bukur me 20 pasime, duke iu afruar finalizimit.
pic.twitter.com/1F5rTrn6AC https://t.co/HYjqLF4Niy
— 🎬N (@Nino12x) February 25, 2026
Bodo Glimt fitoi dje me rezultat 1-2 kundër Interit në “Giuseppe Meazza”, teksa arriti ta mposhtë 3-1 në shtëpi. Pra, arriti një fitore me rezultat të përgjithshëm 5-2. /Insajderi.org/