Insajderi
Lajme

Vushtrri: Gruaja raportoi rrejshëm se e dhunuan, lirohen dy personat e ndaluar

Insajderi
25 February 2026 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vushtrri: Gruaja raportoi rrejshëm se e dhunuan, lirohen dy personat e ndaluar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një personi me iniciale V.V., lidhur me një denoncim të një dhunimi që e njëjta ka paraqitur ndaj dy personave.

E njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra në Vushtrri, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria, përmes njoftimit të saj bën të ditur se gruaja që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

“Në mungesë të këtyre elementeve të pandehurit janë liruar nga qendra e ndalimit ku ishin vendosur paraprakisht, ndërkaq rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark