Insajderi
Lajme

“Remi”: Zgjedhja e presidentit nuk bëhet në oda e shtëpi private, por në institucione

Insajderi
25 February 2026 - 17:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Remi”: Zgjedhja e presidentit nuk bëhet në oda e shtëpi private, por në institucione
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, është deklaruar me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Mustafa në një shkrim në profilin e tij ka thënë se s’duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime duke përdorur emra me vlera të mëdha.

Tutje ai ka thënë se presidenti nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione.

“Po afrohet zgjedhja e Presidentes. Nuk duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime, duke përdorur emra që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme. Presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione. Çdo tentim për lojë me këto vlera është përpjekje e qëllimshme për t’i devalvuar ato”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark