Insajderi
Lajme

Morën ryshfet 400 euro, policia arreston dy persona në Ferizaj

Insajderi
25 February 2026 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Morën ryshfet 400 euro, policia arreston dy persona në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për pranim ryshfeti në sektorin privat. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se të dyshuarit në këmbim të ryshfetit i janë zotuar viktimës se do t’ia përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim, shkruan Insajderi.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, është arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme, se dy persona të dyshuar M/K kanë pranuar ryshfet në vlerë katërqind (400.00)Euro me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar. Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar-gjetur po në atë zyre, tek njeri prej te dyshuarve”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia shton në njoftim se dy të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark