Insajderi
Lajme

U tentua grabitja e një marketi në Lipjan, punëtorja përfundon në QKUK

Insajderi
26 February 2026 - 08:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U tentua grabitja e një marketi në Lipjan, punëtorja përfundon në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar mbrëmë në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan.

Sipas njoftimit të policisë, një person i dyshuar ka hyrë në një market ku po punonte ankuesja, dhe nën kërcënimin e një arme të mprehtë (thikë) ka tentuar të grabisë lokalin.

Si pasojë, punëtorja ka pësuar shqetësim të madh emocional dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rr. Skënderbeu, Lipjan 25.02.2026, 21:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në market kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabit gjësende, por i njëjti nuk kishte arrit të marr asgjë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë pasi që e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark