Insajderi
Lajme

Haradinaj u përgjigjet spekulimeve për shëndetin: Jam në top-formë, e kaloj edhe testin e marinsave amerikanë

Insajderi
26 February 2026 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj u përgjigjet spekulimeve për shëndetin: Jam në top-formë, e kaloj edhe testin e marinsave amerikanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth spekulimeve publike për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se është në formë të mirë fizike dhe se nuk ka asnjë problem që do ta pengonte në angazhimet politike apo personale.

Haradinaj tha se mund ta kalojë pa problem edhe testin e rekrutimit për marinsat amerikanë.

Pretendimet me gjendjen shëndetësore të Haradinajt lidhen me vendimin e tij të mëhershëm për të mos kandiduar më për kryetar të AAK-së.

“Unë e kaloj testin e rekrutit. Sot mundem me hy në marinsave amerikan, e kaloj testin e rekrutëve. Me shëndet jam shumë mirë. Jam prej atyre që ka një disiplinë të jashtëzakonshme, jetoj si ushtar. Çdo ditë e filloj me një orë sport”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark