Insajderi
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’

Insajderi
27 February 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar personat në fotografi të cilët dyshohen për veprën penale “sulm”.

”Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, organet e rendit udhëzojnë qytetarët të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark