Insajderi
Show

Labi i del në përkrahje Vjosa Osmanit: Me e pasë bukën e pjekur e me e gjujt, kjo veç te na ndodh

Insajderi
27 February 2026 - 14:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Labi i del në përkrahje Vjosa Osmanit: Me e pasë bukën e pjekur e me e gjujt, kjo veç te na ndodh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka përkrahur publikisht, Vjosa Osmanin, pak ditë para përfundimit të mandatit të saj si presidente e vendit.

Ai (mos) vlerësimin e të tjerëve ndaj saj e ka kritikuar duke thënë “Me e pas bukën e pjekur e me e gjujt, kjo veç te na po ndodh”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me e pas bukën e pjekur e me e gjujt, kjo veç te na po ndodh.Sot, e dim mirë se raportet që i ka Presidentja Vjosa Osmani me Amerikën nuk janë të vogla dhe asnje politikan në rajon nuk i ka. Ato janë themel për shtetin tonë dhe këtë duhet me e pa secili pa inate e pa interesa personale.Veq du me ju pyet? Çka po duam ma shumë se sa Vjosen kur e kemi dhe kur e dim se si po na përfaqeson para Amerikës dhe botës? Po doni me shpik emra vetëm sa me ba numra?Me çu vendin në zgjedhje e me i harxhu milionat e popullit, kur kemi plot halle tjera? Kjo po shihet haptaz që ju nuk keni meshirë ndaj popullatës dhe ose janë verbuar njerezit ose kanë shumë para nën jastak që po vrapojnë pas zgjedhjeve…! Kosova ka nevojë për stabilitet, jo për eksperimente.Edhe unë dikur e kam pasur mundesinë me e qu vendin serish në zgjedhje , ama nëse nuk do të behej ajo qeveri- Kosova nuk do ta kishte ushtrinë e gatshme, ku sot është me supër armatim. Pra interesi shtetëror mbi të gjitha, madje mbi mua dhe familjen time. Unë jam për vazhdimësi.Jam dhe duhet te jemi për Vjosa Osmanin presidente.Me dashni për vendin tim dhe interesin e pa thyer shteteror e kombetar, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark